Maqedoni

Interpelanca e Joveskit në rend dite më 2 nëntor

Interpelanca e inicuar nga opozita shqiptare kundër kryeprokurorit Lubomir Joveskit, është vendosur në rend dite për më 2 nëntor. Këtë e kanë konfirmuar sherbimet e Kuvendit.

Përndryshe, me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, është vjetëruar rasti gjyqsor 16 vjeçar, i quajtur “Syri i Gjarpërit”. Në vitin 2007, 46 të punësuarit në “Rrugët e Maqedonisë”, u akuzuan për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal, gjegjësisht se pikëpagesat nuk ju kanë dhënë kupon fiskal shoferëve dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e të punësuarëve. Në këtë mënyrë ata kishin fituar më shumë se 1 milion euro. Të akuzuarit kanë thënë se do ta padisin shtetin dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim maksimal mbi të gjitha bazat e mundshme.

Ditë më herët, Gjykata Themelore Penale Shkup shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar për përgjime masive të paligjshme nga viti 2008 deri në vitin 2015, të qindra qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, të njohur si rasti “Target-Fortesa”. Dëmin edhe për këtë rast do ta paguajë shteti, gjegjësisht ne qytetarët.

Po ashtu deputeti i partisë socialiste opozitare Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, u shpëtuan nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti”, i cili kishte të bëjë me firmosjen e marrëveshjes mes Dimovskit si ministër i Bujqësis dhe shtëpinë producente “Smart centar” për xhirim të një emisioni i cili është emetuar në TV Sitel në vlerë prej 50 mijë euro.

Kujtojmë se më 6 shtator deputetët Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkaktuan reagime të forta në opinion dhe si pasoj do të vazhdojnë të vjetërohen edhe shumë lëndë të tjera.