Interesim i lartë për vaksinën kundër gripit stinor
Qytetarët mbajnë radhën edhe të shtunën për tu imunizuar me vaksinat kundër gripit sezonal. Ndonëse ky proces filloi dje, shërbimet ambulantore nëpër Shtëpitë e shëndetit janë të hapura me dy turne për të bërë ballë interesimin e qytetarëve. Në pikën e vaksinimit në Poliklinikën e Bit Pazarit vetëm në ditën e parë janë dhënë mbi 300 doza katër valente kundër vizores stinore. Qytetarët thonë se javës që shkoi kanë caktuar termin në platformën vakcinacija.mk duke shpresuar të mos jetë bërë vonë për imunizim.
YouTube video
“U paraqita te kjo faqja dhe me caktuan termin për sot ora 13 dhe erdha të vaksinohem. Ndërsa kundër virusit korona kam marr të tri dozat. Tani erdha vetëm për gripin. A mendoni se janë vonuar vaksinat? Po, kanë mund edhe më herë ti sjellin, por tani ja presim që mos të bëhen radhët e gjata.
“Sikurse çdo vit tjetër të kësaj dekade erdha sot të vaksinohem. Unë mendoj se vjet patën ardhur më vonë vaksinat, këtë vit jemi në avantazh. Çfarë ju sugjeroni të tjerëve? Të vaksinohen, secili e di për veti.”
Megjithëse porositja është bërë që moti, 40 mijë vaksina kanë arritur me vonesë, si pasojë e kërkesës së shumtë në tregun botëror. Sipas imunologëve ky arsyetim nuk mbanë, dhe për efikasitet kundër kësaj viroze vaksinimi është dashur të kryhet në periudhën 15 tetor-15 nëntor. Nga personeli mjekësor thonë se terminët janë të vendosura në çdo 5 minuta, duke lënë hapësirë për respektimin e masave anti kovid.
“Interesimi është i madh, pacientët vijnë në terminët e paracaktuara dhe gjithçka kalon sipas rendit. Të gjithë terminët janë zbatuar, asnjë prej tyre nuk është anuluar të gjithë kanë ardhur me kohë. Për momentin në këtë pikë vaksinimi bëhet në dy turne nga ora 7 e mëngjesit deri më ora 19 në mbrëmje.”
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ky është viti katër me radhë që sigurohen vaksina falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, 4 mijë prej të cilave do të jepen në Shkup, por në pika të ndryshme vaksinimi për të mos u përzier me vaksinimin anti-kovid.