Inteligjenca amerikane mohon praninë e UFO-ve
Inteligjenca amerikane nuk ka gjetur prova që “fenomenet e çuditshme me mjete ajrore” që janë parë nga pilotët e marinës në vitet e fundit janë anije hapësinore të alienëve, por nuk është në gjendje të shpjegojë lëvizjet e pazakonta që kanë çorientuar shkencëtarët dhe ushtarakët.
Lajmi u raportua në New York Times duke cituar disa zyrtarë të lartë të administratës Biden. Megjithatë u përjashtua se pjesa më e madhe e 120 incidenteve të raportuara në 20 vitet e fundit të ketë të bëjë me teknologji sekrete në zhvillim e sipër.
Sqarimi erdhi pas shikimit të rezultateve të një raporti të deklasifikuar të destinuar për Kongresin. Gazeta amerikane raporton se pamjet mund të përfshijnë programe që qeveria dëshiron t’i mbajë të fshehta.
Zyrtarë të lartë të informuar të inteligjencës pranuan se e njëjta “paqartësi e rezultateve” do të thotë në praktikë që qeveria nuk mund të përjashtojë përfundimisht teoritë që fenomenet e vëzhguara nga pilotët ushtarakë mund t’i referohen një anije kozmike aliene.
Magjepsja e amerikanëve ndaj UFO-ve është intensifikuar në javët e fundit në pritje të publikimit të raportit të qeverisë. Ish-presidenti Barack Obama ndezi më tej interesin kur iu kërkua të komentonte për këtë çështje muajin e kaluar.