Inspektori e rrahu kryeshefin e policisë në Maqedoni
Foto Arkiv
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policia e Burgjeve ka paraqitur kallëzim penal ndaj B.I. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” nga neni 383 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Një inspektor policie ka sulmuar kryeshefin e tij. Kjo ka ndodhur në policinë e qytetit të Radovishit.
Sipas raportit policor, B.I. si inspektor i pavarur për tregti ilegale të drogës dhe armëve në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale në SPB Radovish, me datë 20.12.2024 në ambientet zyrtare të sekretarit policor ka sulmuar fizikisht kryeshefin e policisë me inicialet O.G.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale do të dorëzojë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj zyrtarit policor dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore.(INA)