Inspektorati i Tregut tregon nëse tregtarët duhet të përdornin qese të biodegradueshme
Sanksionet për tregtarët të cilët nuk e respektojnë vendimin për përdorimin e qeseve të biodegradueshme, të cilat paguhen 15 denarë, mund të shqiptohen menjëherë sepse ligji nuk parashikon periudhë përshtatjeje për tregtarët, është shprehur për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.
E pyetur për zbatimin e masës në tregje, ajo tha:
“Problemi është se ata për shkak se nuk kanë aparate fiskale nuk mund t’i shesin qeset nëse janë të biodegradueshme, është diçka shtesë që në periudhën e ardhshme do t’i nënshtrohen kontrollit dhe natyrisht nuk do të përjashtohen nga kontrolli dhe duke respektuar këto vendime”, shprehet Dimoska.