Inovacionet në agrokulturë, ekspertët: Bujqit tanë kanë pak njohuri në këtë koncept
Agronomët në vendin tonë nuk kanë njohuri të mjaftueshme për inovacionet e bujqësisë, që janë pjesë e politikave të Bashkimit Evropian, të cilat i trajton kapitulli 11, u tha në sesionin e grupit të punës mbi transferin e njohurive dhe inovacineve në bujqësi. Më pak qasje kanë bujqit të cilët janë bartësit kryesor e zhvillimit dhe implementimit të politikës së bujqësisë. Ekspertët rekomandojnë bashkëpunim më të madh mes palëve.
“Gjatë negociatave në këtë kapitull do të kërkohet përfshirje më e madhe, jo vetëm të ekspertëve për të ardhur deri tek njohuritë, por si këto njohuri të shkojnë deri tek bujqit, sepse ata do të jenë bartës dhe ata që duhet ta implementojnë politikën e bujqësisë të Bashkimit Evropian.”, – deklaroi koordinatorja nacionale e NKEU-MK, Milena Gjurovska, për TVM2.
“Çfarë është me rëndësi? Beneficionet e këtij projekti janë se ju ose ne së bashku mund të vazhdojmë në agjendën qasëse, pa marrë parasysh rrethanat e jashtme politike. Agjenda e bujqësisë është më sfiduesja dhe e shtrenjta. Unë mund t’ju siguroj se përpjekjet tuaja do t’ju sjellin rezultat.”, – theksoi ambasadori i Sllovakisë, Hernik Markush.
“Prodhuesit bujqësor shumë pak janë të njohur me këtë koncept dhe për bashkëpunimin me pjesëmarrësit tjerë, dhe për këtë arsye punojmë në këtë pjesë ku duam t’ua përcjellim mënyrën se si të bashkëpunohet. Nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm institucionet dhe njerëzit e institucioneve në vet procesin e inovacionit. Shumë pak është përfaqësuar akademia, shumë pak ana tjetër e terrenit, pra nëse ndërlidhen këto dy kategori njohurish, atëherë do të vijë deri tek suksesi.”, – u shpreh profesoresha në Fakultetin e Bujqësisë, Ana Simonovska.
Këto komente u thanë në promovimin e sistemit të inovacioneve në bujqësi që si praktikë në BE ka hyrë në vitin 2014, e që ka të bëjë me modernizimin e sektorit të bujqësisë.