Inflacioni në Maqedoni akoma brengë
Në gjashtë muajt e kaluar ai ka lëvizur prej 3 deri në 4 për qind. Apo në mars dhe prill ishte 4 për qind, në shkurt ishte 3 për qind dhe në janar ishte 3.2 për qind. Në dy muajt e fundit të vitit të kaluar akoma ishte më i lartë se 3 për qind, me një shkallë prej 3.6 për qind në dhjetor dhe 3.1 për qind në nëntor 2023. Edhe krahasimet e kësaj periudhe të vitit në raport me vitin e kaluar tregojnë se shtrenjtimet nuk kanë të ndalur.
Sipas Entit të Statistikës, në prill të këtij viti, kostoja e jetesës së qytetarëve është rritur për katër për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikave në raportin e fundit tregon se rritja e inflacionit është më e theksuar në shërbimet shëndetësore dhe hotelerike, në kostot e ushqimeve dhe pijeve alkoolike.
Sa i përket ushqimit, të dhënat tregojnë se në një vit më së shumti janë rritur çmimet e frutave me afër 27 për qind dhe perimeve me afër 13 për qind , pasuar nga sheqer, mjaltë, reçel, çokollata me afër 7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3.2 për qind, mishi me 0.9 për qind dhe buka dhe drithëra me afër 5 për qind.
Njëherësh inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin prill krahasuar me muajin mars ishte 0.7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 1.1 për qind, tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave.Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është rritur për katër për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 3.5 për qind.
Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe parashikimet e institucioneve vendore dhe të jashtme financiare ishin se edhe sivjet do të kemi telashe për të zvogëluar inflacionin dhe mbajtur çmimet nën kontroll.
Eksperti ekonomik Nertitan Turkeshi, thotë se përkundër asaj se inflacioni nuk do të jetë i lartë si në vitin si në vitin 2023, megjithatë mbetet sfida e shtetit për të stabilizuar rritjen e çmimeve. Sipas tij, si duket ekzekutivi i ri do të duhet të ndërmarrë masa të reja për shkak se një muaj pas skadimit të masës për ngrirjen e çmimeve, inflacioni ka filluar sërish të rritet dhe qeveria e re duhet ta ketë parasysh menjëherë këtë, sepse në të kundërt do të vazhdojë të rritet.
“Njëherësh po shohim që situata nuk po qetësohet me veprimet ushtarake në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, po prishen zinxhirët e furnizimit të korporatave të mëdha dhe e gjithë ajo pasiguri po transferohet në ekonominë e Maqedonisë, sepse ne jemi një ekonomi e vogël dhe e hapur, si dhe e lidhur me trendet në ekonominë botërore. Nëse i kthehemi vetëm zhvillimeve ekonomike që mund të mbështesin rritjen e inflacionit në vend, atëherë edhe premtimet për rritje të pagave dhe pensioneve kanë ndikim në inflacion, sepse ushqejnë pritshmëritë e qytetarëve se do të mund të shpenzojnë më shumë. Politikbërja e re do të duhet të merr parasysh edhe masa për kufizimin e çmimeve me qëllim kontrollin e çmimeve dhe marzhet tregtare”, konstaton