Maqedoni

Inçizonte myshterinjtë me dashnoret, policia arreston pronarin e motelit në Shkup

Policia vë në pranga autorin e regjistrimeve të paligjshme të kryera në një nga motelet e Shkupit, i cili përmes një grupi kërcënonte figura të caktuara. Në shkëmbim të mospublikimit të videove intime të tyre, autori dhe persona të tjerë, sipas burimeve, kërkonte shuma parash. Burimet tona thonë se arrestimi është kryer në qendër të Shkupit.