Maqedoni

Imerlije Saliu: VLEN nuk lejon që ligji i “Branitellave” të kalojë, LSDM-ja provokon

Deputetja e koalicionit VLEN, respektivisht Alternativës, Imërlije Saliu në seancën e Komisionit për Politikë Sociale, ligjin e Branitellave e ka cilësuar si provokim përme të cilit LSDM-ja dëshrion të arrijë prishjen e raporteve ndër etnike dhe të tensionojë situatën poltike në vend.

Sipas Saliut, LSDM-ja dëshiron të përfitojë pikë politike me këtë propozim ligj.

Thotë se pa përfshirjen e veteranëve ligji nuk do të kalojë.


“Vlerësojmë si provokim dmth qëllimet të cilat ato i patën që nuk i arritën për destabilizimin e vendit, tash të mundohen ta shfrytëzojnë për ngritje të pikëve politike të politikave ditore një gjë të tillë ne si koalicion VLEN dhe grup parlamentar e vlerësojmë si dicka që përkeqëson raportet ndër-etnike dhe realisht kërkojmë që kjo pikë e rendit të ditës të mos jetë sot temë diskutimi në këtë seancë” tha Imërlije Saliu