Ilire Dauti pyet Arbër Ademin: Kush janë “Levicat” dhe qarqet pro-ruse brenda koalicionit qeveritar?
Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dautit, ka kërkuar nga koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, të jep përgjigje se kush janë “Levica” dhe qarqet pro-ruse brenda koalicionit qeveritar.
“Kush janë “Levicat” dhe qarqet pro-ruse brenda koalicionit qeveritar? Është pyetja që duhet t’i japë përgjigje Arbër Ademi dhe shumica parlamentare, para se të sugjerojë çfarë duhet të bëjnë të tjerët pasi në seancën parlamentare për miratimin e konkluzave për propozimin francez shumicës nuk i erdhën të paktën katër deputetë të cilët ishin kundër propozimit francez dhe në një linjë me forcat pro ruse. Të mos ishin deputetët e opozitës shqiptare do të realizohej plani rus dhe do të dështonte procesi. Le të tregojnë a ju ka mbetur koalicioni “pro evropian” apo ju kanë hyrë brenda forcat pro-ruse?
Poashtu Arbër Ademi duhet të tregojë a i ka ndërprerë kryetari i tij, Ali Ahmeti, takimet me ambasadorët rus?”, thotë Dauti.