Ilire Dauti: Mësimdhënësit kanë të drejtë
Kordinatorja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka publikuar krahasimin e pagës së mësimdhënësve me pagën minimale ndër vite.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2012 merrnin 61% më shumë se paga minimale, ndërsa vitin 2022 marrin vetëm 30% më shumë se paga minimale. Raporton News33.
Aleanca për Shqiptarët që në ditën e parë ka mbështetur grevën e mësimdhënësve dhe ka dënuar kërcënimet e ministrit për arsim dhe shkencë.
Në fejsbukun e saj shkruan:
“Ja pse mësimdhënësit kanë te drejtë që sot janë ne grevë
Në vitin 2012 merrnin 61% me shume se paga minimale.
Ne vitin 2022 marrin vetëm 30% me shume se paga minimale.”