Ilire Dauti i drejtohet Bdi-së: “Si nuk turrpëroheni”
Deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka uruar mësimdhënësit për ditëbne 7 Marsit.
Por nuk ka lënë pa ia rikujtuar Bdi-së, dëmet e njëpasnjëshme që po ia bën sistemit arsimor në vend, një nga këto edhe rritja e rrogës për mësimdhënësit. Raporton News33.
“Lexoj sot përfaqësues të BDI-së se si urojnë Ditën e Mësuesit, këtë festë aq të vlefshme që kemi për 7 mars. Po si nuk turpërohen, kur vetëm para dy javë mu ata votuan kundër amandamentit tonë me të cilin kërkonim që edhe rrogat e mësimdhënësve të rriten në mënyrë ekuivalente me rritjen e pagës minimale!?
Që të mos arsyetohen se nuk e kanë ditur, ne ua sqaruam bukur mirë.
Kështu e zbërthyem spjegimin tonë të detajuar:
Sot një mësues merr vetëm 30% më shumë se paga minimale, ndërsa në vitin 2012 ka marrur 61% më shumë. I lutëm që t’i bashkëngjiten kërkesës tonë. Nëse jo më shumë, sado pak me këtë rritje të pagës ta ruajmë dinjitetin e mësimdhënësve. Pra, që të na mbetet së paku sy e fytyrë për të uruar.
Por, jo nuk votuan, madje as interes për debat lidhur me temën nuk kishin, sepse kuptohet, nuk bëhej fjalë për ndonjë tender milionësh ku do të kishin interesin e përfitimit të tyre. Prandaj, të dashur mësimdhënës, në vend që t’ju urojmë me “Gëzuar festën”, ne po ju drejtohemi me “Na falni mësues”.
Na vjen keq që nuk mundëm t’ja arrijmë qëllimit të rritjes të pagave tuaja, sepse të drejtën vetëm për një votë e kemi e nuk mundëm t’i mbivotojmë.
Gëzuat festën e 7-të Marsit! ” – ka shkruar znj. Dauti.