Maqedoni

Ilire Dauti, deputetja e vetme që në Kuvend u solidarizua me “Tetorin rozë”

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, që në Kuvend ju bashkangjit fushatës, Tetori muaji rozë, që ka për qëllim senzibilizimin e opinionit për kontrolle të shëndetit për parandalim të kancerit në gji.

Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, deputetja Dauti u paraqit me simbolin e Tetorit rozë.