Ilir Meta: Partia e Lirisë mbështet protestën e drejtë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Ilir Meta: Partia e Lirisë mbështet protestën e drejtë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Partia e Lirisë mbështet protestën “Për identitet dhe dinjitet” të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe solidarizohet me kërkesat e tyre legjitime për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive, deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për portalin lideri.mk.
“Serbia sa më parë të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve, si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre shekullore”, deklaroi Meta./Lideri