Shqipëri

Ilir Meta mesazh nga burgu: 12 vjet ‘Rilindje’ mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka ndarë në rrjetin social Facebook një mesazh për të gjithë mbështetësit e tij.

Ilir Meta ka komentuar takimin që Partia e Lirisë zhvilloi sot me qytetarët e Skraparit.

Meta thotë se drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë “provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.”

Nga qelia Meta kërkon që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 qytetarët të rrezojnë pushtetin e socialistëve.

“Unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit”, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë

Falenderim dhe mirënjohje për drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët qëndrestarë dhe patriotë të Partisë së Lirisë që provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.

12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj dhe unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit.

Pesë Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve më të mëdha që ka sot Skrapari sepse i japin fund shpopullimit të kësaj treve patriotike dhe me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim, përmes mbështetjes së fuqishme për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta, për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshëm, si edhe për pensionistët që aq shumë kanë kontribuar për zhvillimin e vendit.

Malet tona më të larta!