Ibrahimi: Vitin 2016 kur na morën dy deputetë dyshja Gruevski&Ahmeti, argatët medialë shqiptarë të Mijallkovit as që e prishën terezinë
Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në facebook, ka shkruar se në kohën kur atyre, në zgjedhjet e vitit 2016, ju morën dy deputetë nga dyshja Gruevski-Ahmeti, nuk kishte reagime, nga siç i quan ai “argatët media shqiptarë të Mijallkovit”, ndërsa tani ju kujtohet Stojan Andovi por jo Sasha dhe Mendui.
“Në zgjedhjet e vitit 2016-të, çifti Gruevski & Ahmeti na i morën dy deputetë në tavolinën e KSHZ-së dhe ia dhanë VMRO-së së Gruevskit.
Admirim Aliti nuk u bë deputet për nja 50 vota në zonën e dytë, ndërsa Nexhmedin Kahremani për nja 300 vota në zonën e gjashtë.
Çuditërisht, argatët medialë shqiptarë të Mijallkovit atëherë as që e prishën terezinë. Madje, edhe sot kur duhet të gjenden shembuj të këtillë, atyre u kujtohet Stojan Andovi i falsifikimeve në kohë të PPD-së, por jo Sasha, Menduhi (me “Bedredin prajshe!”), Aliu e Nikolla.
Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzua”, ka shkruar Ibrahimi.