Ibrahimi nga Haraçina: Po punojmë intensivisht që të bëhemi anëtarë të plotfuqishëm të BE-së
Takim me strukturat e Haraçinës ka zhvilluar sonte kryetari i partisë Zeqirija Ibrahimi bashkë me funksionarët partiak në ekzekutiv.
“Në Haraçinë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, u takuam me aktivin dhe strukturat e partisë. Gjatë takimit, diskutuam për situatën aktuale politike dhe ritheksuam rëndësinë e takimeve në çdo vendbanim për të ofruar llogaridhënie dhe transparencë. Ky është identiteti ynë politik, që synojmë ta sjellim në skenën politike shqiptare“, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.
Ibrahimi njoftoi se mes tjerash riafirmuan vendosmërinë e tyre se rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet synimi strategjik i Alternativës dhe i gjithë shqiptarëve.
“Po punohet intensivisht që së shpejti të bëhemi anëtarë të plotfuqishëm të BE-së“, ka nënvizuar Ibrahimi.