BallinaMaqedoni

Ibrahimi me porosi për Grubin: Për atë djalin që me valixhe kërcënonte shqiptarët!?

Zeqirja Ibrahimi nga Ndryshimi VLEN i ka reaguar Artan Grubit pas thirjes që të bashkohen me Frontin Evropian, ja statusi i plotë:

Thirrjet “të bëhemi bashkë Fronti dhe VLEN-i”, që vijnë nga ai djali që para dy javësh i kërcënonte shqiptarët me valixhe ose nëse vijnë nga ndonjë analist i studiove televizive për arsye “madhore” e “patriotike”, e kanë vetëm një nëntekst – “BDI-ja të mbetet në qeveri”.

Këso teknika më parë i kishte përdorur edhe Gëzim Ostreni më 2016-të me atë partinë e përkohshme UNITETI, që ishte një mënyrë për ta shpëtuar BDI-në.
Sa herë që BDI-ja rrezikohet të shkojë në opozitë, lindin thirrjet për “bashkimin e kombit”.
E kuptoj se e kanë vështirë ta pranojnë këtë fakt të hidhur, por kjo çështje ka përfunduar tashmë – BDI-ja do të jetë në opozitë, kjo për dy arsye:
– kështu garantohet kursi europian i vendit, sepse një parti me shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit, siç është BDI-ja, është pengesë për rrugën euroatlantike të RMV-së dhe
– vetëm kështu ka kuptim pluralizmi dhe demokracia edhe te shqiptarët.

Secila parullë në emër të unitetit të kombit, “çastit historik” të “shpëtimit të planetit nga Rusia”, mbase edhe nga ngrohja globale, e ka vetëm një thirrje dëshpëruese – “BDI-ja të mbetet në pushtet”.

Për fat të keq të “kërcënuesit me valixhe” e për fatin e mirë të shqiptarëve, kjo çështje ka përfunduar.
Sot ia fillojnë negociatat për qeverinë e re.