Ibrahimi: I dimë emrat e “spiunëve” të takimit Gashi-Zaev
“Hajde, spiunë, a keni vullnet të paraqiteni vetë apo t’ua tregojmë emrat?!”.
Kështu ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Alternativës Zeqirja Ibrahimi, lidhur me fotografinë e paraqitur nga takimi mes liderit të Alternativës, Afrim Gashi dhr ish kryeministrit Zoran Zaev.
Kurse në një deklaratë për Tv Telma Ibrahimi ka konfirmuar takimin, transmeton Lideri.mk.
Ai ka theksuar se qellimi i takinit nuk është rrëzimi i qeverisë Kovaçevski.
Takimin e ka konfirmuar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
“E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”, ka shkruar mes tjerash Gashi.