BallinaMaqedoni

Ibishi emërohet drejtor te Policia Financiare, Mexhiti: Sot fillon lufta kundër korrupsionit

Kujtim Ibishi, kuadër i koalicionit shqiptarë qeverisës “VLEN” është emëruar drejtor në Drejtorinë e Inteligjencës Financiare. Ibishi është emëruar në këtë pozitë në seancën e fundit të Qeverisë me propozim të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Koalicioni “VLEN” ka marrë këtë drejtori e cila është një nga më të rëndësishmet në shtet, pasi para formimit të Qeverisë së re kishte paralajmëruar luftë të pakompromisë kundër korrupsionit. Nga ky koalicion thonë se kjo është një nga ato drejtori që do të punohet fortë për të çrrënjosur korrupsionin.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sot fillon lufta kundër korrupsionit.

Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit!

Drejtoria për Zbulim Financiar do të jetë arma jonë kryesore në parandalimin e pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ne jemi të përkushtuar të sjellim transparencë dhe drejtësi në çdo hap të kësaj beteje.

Kalojmë në veprim!