I zhgënjyer me Donikën, veterani i UÇK’së shkon te varri i Jusuf Gërvallës
Feim Krasniqi shpreson që ministrja e Punëve të Jashtme këto deklarata po i bën pa qëllim. Në çdo datë të veçantë, ose përvjetor, Feim Krasniqi viziton varrin e Jusuf Gërvallës në Dubovik.
Krasniqi ka marrë rrugën nga Malisheva për të shprehur edhe njëherë nderimin për veprën e atdhetarit Jusuf Gërvalla.
Madje për të veprimtaria e Gërvallës ishte frymëzim që t’i bashkohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.
Megjithatë gjithë këtë dashuri për Gërvallën, thotë se po ja zbeh vajza e tij, Donika, duke iu referuar deklaratave të fundit të kësaj për UÇK-në.
Pikërisht për këtë arsye, edhe të enjten Krasniqi vizitoi varrin e aktivistit politik, poetit e shkrimtarit.
Invalidi i luftës së Kosovës në vitin 1999 shpreson që këto deklarata kryediplomatja kosovare po i bën pa qëllim.
E për fund ai kërkon edhe një përgjigje nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ndryshe, deklaratat e Donika Gërvallës për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës kanë ngjallur pakënaqësi te shumëkush, sidomos tek ata që ishin pjesë e luftës.