Kosovë

Sheshelj kërcënon Kosovën dhe Kroacinë: “Për një natë i rrafshojmë me raketa”

Ekstremisti serb i dënuar nga Haga për krime lufte, Vojislav Seselj ka kërcënuar Kosovën dhe Kroacinë, pas lajmeve të fundit se kroatët duan të ndërtojnë një bazë ushtarake në Kosovë.

Duke folur për mediat serbe ai shprehet se politikanët shqiptarë në Kosovë kanë prirjen që t’i bindën të huajve, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk do të guxonin të lejonin një bazë ushtarake kroate në territorin e Kosovës, pas kjo do të përkthehej në luftë.

“Shqiptarët dhe kroatët kërkojnë të bëjnë me serbët në Kosovë atë që bëjnë kroatët në Krajina, por ne nuk do ta lejojmë. Ajo që po bëjnë kroatët atje nuk është legale. E vetmja ushtri që njohim ne në Kosovë është ajo e KFOR-it dhe kroatët të mos çuditën që një ditë ne t’ua rrafshojmë me raketa atë që ata quajnë bazë ushtarake në Kosovë. Për ne, kroatët në Kosovë janë thjesht banditë dhe me ta kështu duhet të sillemi”, shprehet famëkeqi Seselj në mediat serbe.