September 8, 2024
Maqedoni

I punësuar në forcat e NATO-s, por pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut! Dauti: Spasovski të jep urdhër të prerë tek shërbimet që i punojnë lëndët

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti në Kuvend ka kërkuar llogari nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, për rastin e Ilir Hamitit, i cili edhe përkundër plotësimit të të gjitha kushteve për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, si rast ka mbetur i pazgjidhur pasi ende nuk ka përgjigje nga Agjencia për Siguri Kombëtare, përcjell TV21. Deputetja Dauti thotë se i njëjti është i punësuar në forcat e NATO-s në Kosovës dhe ka certifikatë sigurie.

 

“Z.Iliri është i punësuar në forcat e NATO-s në Kosovë, e dëshmon këtë me certifikatë sigurie të dhënë pikërisht nga shërbimet e NATO-s, ndërkaq Agjencioni për Siguri Kombëtare i Maqedonisë së Veriut, ja, me muaj dhe me vite të tëra nuk jep një përgjigje pozitive për të dhe ai vazhdon të mbetet një nga rastet që insiston dhe do që të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut sepse i përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Ligji për Shtetësi. Lus ministrin që të jep urdhër të prerë tek shërbimet që i punojnë lëndët, që thjesht të jemi në harmoni me ligjet, me kohën e paraparë dhe me zbatimin e Ligjit për Shtetësi në RMV”, tha mes tjerash Dauti.