I mituri nga Maqedonia e Veriut plagos rëndë një grua austriake
Mbrëmjen e së premtes, një grua 38-vjeçare me plagë nga thika u gjet në Breitenfurt të Austrisë. Siç njoftoi policia të hënën, tashmë është arrestuar një 17-vjeçar
Sipas informacioneve të policisë të hënën, vetë viktima i kishte dhënë të dhëna për të riun. Shtetasi maqedonas e ka pranuar pjesërisht veprën dhe është dërguar në burgun në ëiener Neustadt, informon portali Shtegu.
Sipas zëdhënësit Erich Habitzl, zyra e prokurorit publik në ëiener Neustadt ka aplikuar për caktimin e paraburgimit. Rasti është duke u hetuar nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Gruaja nga Vjena-Liesing u zbulua në veturën e saj rreth orës 19 të së premtes. Përderisa sfondi i saktë fillimisht ishte i paqartë, të hënën u dhanë detaje më të hollësishme nga departamenti i policisë shtetërore të Austrisë së Ulët. Thuhet se i riu ka sulmuar austriaken në zonën e një stalle të kalërimit në Breitenfurt me një thikë me teh të gjatë rreth 20 centimetra. Viktima e plagosur rëndë fillimisht arriti të largohet me veturë, por pas një kohe të shkurtër iu desh ta ndërpriste udhëtimin.