I dënuari me burgim të përjetshëm qëllon me armë gardianët në Peqin, merr peng punonjësit
Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte.Mësohet se Mjaçaj po mban peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës, raporton TCh.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”.Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.
Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit, ku i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.