Hysni Ismaili : Ne jemi si feniksi që fuqizohemi gjithnjë e më shumë, Tetova ka Alternativë
Ish ministri i kulturës dhe deputeti i zonës 6, Dr.Hysni Ismaili në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë, falënderoi shefin e shtabit dhe aktivistët për vullnetin dhe aktivitetin e deritanishëm.
Ai ftoi që me 20 gusht të rrethohet numri 6.
Dr.Hysni Ismaili, ndërmjet tjerash tha:” Dua të theksoj se ne kur u futëm në qeverisë, na akuzuan se pse ne u përcaktuam për këtë veprim. Deklaruam se jemi për në NATO, dhe ashtu doli. Qëndrimi jonë në qeveri krijoi edhe mundësinë e nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Por ne e dimë saktë se jemi në rrugën e drejtë, jemi si feniksi që fuqizohemi gjithnjë shumë e më shumë.”