Maqedoni

“HUTA”: Shtëpia e Derrallës të shndërrohet në muze

Organizata joqeveritare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “HUTA” nga Tetova, ka kërkuar sërish shndërrimin e shtëpisë së Halim Derallës, në muze, shkruan Alsat.

Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Nderim Limani, tha se kërkesa po bëhet vazhdimisht dhe se nga komuna kanë marrë premtim për ta realizuar, megjithatë punët në terren nuk janë ende askund.

Ndërkohë nga komuna e Tetovës theksojnë se objekti është pronë e Qeverisë dhe për këtë qëllim do të diskutohet me pushtetin qendror për zgjidhje. Ndërkohë objekti ndodhet në gjendje të mjerueshme. Në vend të muzeut është shndërruar në deponi për mbetjet e forta.

“Me 28 qershor 2024 kemi dorëzuar kërkesën tonë komunës së Tetovës , më pas jemi drejtuar qeverisë ku kërkesën tonë e transferoj ministrisë së kulturës , më datë tre tetorë 2024 nga ministria kulturës ma kumtuan se ministria e kulturës duke u bazuar në rregullativat dhe procedurat ligjore vlerëson dhe udhëzon se është e nevojshme ta parashtrojmë këtë kërkesë në komunën e Tetovës. Me kompetenca për një nisme të këtillë me këtë rast, formimit të muzeut lokal të familjes Deralla i takojnë komunës”, tha Nerim Limani – OJQ HUTA.

“Ne si komunë jemi po ashtu shumë të interesuar që kjo shtëpi të kthehet në institucion kulturor konkretisht muze. Por po theksojmë se objekti është në pronë të Qeverisë, andaj, së shpejti neve me pushtetin qendror do merremi vesh e do arrijmë zgjidhjen që kjo shtëpi të jetë muze, konkretisht pronë e komunës së Tetovës”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.