Lajmet e rejaShqipëri

Humbin jetën edhe 21 persona nga coronavirusi në Shqipëri – konfirmohen 780 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 21 viktima nga koronavirusi, 780 raste të reja dhe 757 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18.247 vaksinime.

Janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 111.301 raste, prej tyre 73.610 janë shëruar, 35,794 janë raste aktive, ndërsa 1.897 pacientë kanë humbur jetën.