Kosovë

Humbin jetën dy të rinj në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Piranë, ku për pasojë humbën jetën dy të rinj nga Krusha e Vogël, raporton Kosova Post.

Shpend Batusha, 20 vjeç, e humbi jetën tragjikisht, ndërsa ishte djali i vetëm i familjes Batusha.
Në këtë aksident po ashtu ka humbur jetën edhe A.SH edhe ai i moshësh 20 vjeçare, po nga Krusha.
Në raportin e policisë thuhet se rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Viktimat, njëri i lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti./KosovaPost/