June 29, 2024
Maqedoni

Humbin jetën dy alpinistë në minierën “Buçim”, Radovishi shpalli ditë zie

Ngjarje tragjike ka ndodhur në minierën “Buçim” të Radovishit, ku humbën jetën tragjikisht dy alpinistë. Shkaku i tragjedisë nuk dihet.

Vendi i aksidentit është ende duke u siguruar nga policia, ndërsa është e ndaluar të shkohet deri atje. Terreni është fotografuar, ndërsa janë siguruar gjurmë dhe gjësende.

Nga Prokuroria thonë se janë lëshuar urdhra për të siguruar dokumentacionin teknik për siloset.

I gjithë dokumentacioni për angazhimin e dy alpinistëve, mes klubit “Ploça” dhe minierës “Buçim” do të rishikohet, dhe do të kontrollohet nëse janë respektuar rregullat e punës.

Gjetjet e autopsisë do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së dy alpinistëve.

Nga Federata e alpinizmit të Maqedonisë thonë se viktimat kanë qenë alpinistë me përvojë. Pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën dy alpinistë, Këshilli i qytetit të Radovishit në seancë të jashtëzakonshme ditën e sotme e shpalli ditë zije.