Humb jetën nga koronavirusi një 16-vjeçare nga një fshat i Tetovës
Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Siriçinë e Tetovës, e cila është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ka humbur betejën me virusin, njofton “Alfa”.
Nga atje shkruajnë se vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin informacione, nga atje thonë se më shumë informacion do të ketë nesër.
Më herët për rastin e vajzës 16-vjeçare ka njoftuar drejtoresha e Infektivës, Milena Stevanoviq, e cila njoftoi se pacientja është shtruar në spital me gjendje shumë të rëndë klinike dhe gjendja e saj është kritike./Telegrafi/