Humb jetën 25-vjeçari nga Hasanbegu i Shkupit në vendin e punës
MPB ka njoftuar se sot në ora 09:15 në MPB të Shkupit nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohriski” është njoftuar se tek ta është sjellë I.S.(25) nga fshati Hasanbeg i Shkupit. me plagë të rënda, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private, në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës.
Është kryer këqyrja dhe është njoftuar inspeksioni i punës dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.