Humanitet i paparë i shqiptarit në Slloveni, ofron bukë falas për personat e goditur nga vërshimet
Një shqiptar nga Kosova është bërë lajm në mediat sllovene, pasi në këto orë të vështira për këtë vend, si pasojë e përmbytjeve të rënda, ka bërë një gjest huma.
Alban Memqaj, pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.
Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.