Hoxha: Turqia do ta mbroj Republikën e Kosovës, Vuçiq s’mund të bëj asgjë!
Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq s’mund të bëj asgjë në Kosovë dhe Bosnjë, sepse këto dy vende do ti mbroj Turqia, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Amerika nuk tërhiqet nga Kosova, edhe pse presidenti Donald Trump manovron me deklarata anëkënd botës. Edhe po të bëj ndonjë gabim me Kosovën, Turqia veç është me prezencë të madhe ushtarake e politike në Kosovë dhe Ballkan.
Derisa nuk ishin ushtarët e Turqisë në Mitrovicë, protestuesit serb sakatonin ushtarët e KFOR-it.
Kur mbërritën në Mitrovicë 300 ushtarë të njësiteve speciale turke, ju vdiq morri protestuesve serb dhe policia e Kosovës e pastroi terrenin me sukses.
Turqia kudo në botë po e përhap ndikimin e saj. Nagorni Karabahun e liruan nga armenët, të cilët kishin përkrahjen e Rusisë kundër Azerbejxhanit.
Gjenerali Hafts i Libisë, kishte përkrahjes e SHBA-ve, Rusisë e shumë shteteve arabe, por turku ja cofi morrin e Libinë e futi nën kontroll.
Kur e gjithë bota mendonte seclufta kundër Asadit ishte e pa shpresë, Turqia “gitlla” me fshesë për disa ditë e shutoj në Moskë.
Dikush edhe mund ta kritikoj këtë shkrim,po realiteti është se Vuçiqi ciu ciu nuk mund të bëj asgjë në Kosovë dhe Bosnjë prej Turqisë.”, ka shkruar Hoxha. (INA)