Maqedoni

Hoxha: Lëvizja Besa, sot nuk ka identitet – ka veç interes!

Kursi politik i Lëvizjes Besa, sipas Arjanit Hoxhës së PDE-së, ka ndryshuar sepse sipas tij, në LB nuk ka ekzistuar ideja për tu mbështetur në politikat e partnerëve nga kampi politik maqedonas. Çdoherë, siç thotë Hoxha, Besa ka pasur politikë autoktone e autonome, por kjo sipas tij nuk ndodh tani.

“Sot, nuk ka identitet përpos interesit dhe ajo është matematika apo përllogaritja e numrave. Unë e kam kundërshtuar këtë… Unë kam qenë kritikuesi më i madh i veprimeve politike të VMRO-DPMNE-së. Nuk akm gabuar asnjëherë në atë vlerësim, pasi që e kam nuhatur nga përvoja politike që kam se veprimtaria politike e VMRO-së nuk është ashtu siç tentojnë. Ata kërkojnë të ndërtojnë një partneritet me partitë e tjera shqiptare, mirëpo këtë partneritet duan ta ndërtojnë vetëm bmi bazëpn e vazalitetit”, tha mes tjerash Arjanit Hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

A ishte Fatmir Limani arsye e largimit të Arjanit Hoxhës nga Besa?

Ndarja mes Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjes Besa ka ndodhur për parime. Kështu është shprehur në Klan Debat ish zëvendëkryetari i Besës, Arjanit Hoxha. Sipas tij, Fatmir Limani nuk ka qenë arsye e largimit, siç aludohet në qarqe të ndryshme.

“Nuk ka arsye individualiste brenda asaj që unë jam larguar nga Lëvizja Besa… Nuk ka të bëjë as ndonjë inat individual e as ndonjë interes individual apo grupor”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se para largimit është ulur me Bilall Kasamin dhe ka diskutuar e ia ka thënë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me mënyrën e zhvillimit të politikës në parti./KlanMacedonia

Arjanit Hoxha: Ne e zgjodhëm Kasamin e jo ai neve!

A. H
21.09.23 20:49

Kreu i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se në kohën kur ndodhi përçarja mes Besës dhe Alternativës, nuk ka qenë Bilall Kasami ai që ka zgjedhur të jetë krah Arjanit Hoxhës dhe të tjerëve, por kanë qenë Hoxha me të tjerët që kanë zgjedhur Bilall Kasamin.

Sipas tij, të njejtët persona që atëkohë qëndruan pas Kasamit dhe e fuqizuan Lëvizjen Besa duke fituar 4 deputetë e 2 komuna, sot janë rreshtuar pas PDE-së. Kasamin, siç thotë Hoxha, e kanë braktisur bashkëpunëtorët e afërt të dikurshëm.

Hoxha kritikoi mënyrën se si Kasami dhe Gashi me dy subjektet e tyre janë bashkuar sërish, pa udhënë sqarime anëtarësisë dhe aktivistëve, të cilët sipas tij, kanë krijuar edhe hasmëri mes tyre në momentin që u ndanë./KlanMacedonia