Homazhe në Sllupçan në përvjetorin e dëshmorit më të ri të vitit 2001, Abdylmexhid Shahinit
Sot për nder të rënies heroike të dëshmorit më të ri të kombit nga lufta e 2001-it, Abdulmexhid Shahinit, u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, ku edhe pushon trupi i tij.
“Lavdi e përjetshme qoftë për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, u tha mes tjerash, transmeton Lideri.mk.
Abdyl Shahini edhe pse në moshë 14 vjeçare, ju bashkua forcave të UÇK-së në Sllupçan edhe për kundër refuzimit nga udheheqesit e Brigadës “Ismet Jashari Komandant Kumanova.
Dëshira e tij për të kontribuar ishte më e madhe dhe keshtu më 4 korrik fitoi përjetësinë duke u shnderruar në simbol krenarie për familjen, fshatin, rrethinën e më gjerë.