Historike: Tre ministr(esh)a shqiptar/e në Londër
Me ftesë të Liz Tras, Sekretares Shtetërore për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, sot në Londër Bujar Osmani po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Në takim të ftuar special janë edhe i angazhuari special për BP nga Britania e Madhe, Sir Stuart Peach dhe përfaqësuesi special i BE-së për BP.
Në foton e mëposhtme tre Ministrat shqiptar, Bujar Osmani, Olta Xhaçka dhe Donika Gërvalla, prijës të diplomacive në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi dhe integrimi i rajonit, tema diskutimi në takim.