Hiqet sot ora policore në Kosovë
Javëve të fundit Kosova ka shënuar rënie të numrit të viktimave dhe rasteve të të infektuarve me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se aktualisht në vend janë 2 mijë e 380 raste aktive me COVID-19.
Kurse që nga 13 marsi i vitit të kaluar (2020) kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive, janë 107 mijë e 405 qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19.
Shkak i infektimit me virusin korona, nga 22 marsi i 2020-tës, kanë vdekur 2 mijë 243 persona.
Me uljen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve shkak i infektimit me virusin korona, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar edhe masat antiCOVID-19.
Me vendimin e ri, qeveria ka paraparë heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit të gastronomisë. Po ashtu me këto masa të reja parashihet mosvendosja e maskës për personat që ecin vetëm rrugës.
Gjitha masat e reja antiCOVID-19, do të hyjnë sot në fuqi, e hënë, 31.05.2021.