Hiqet flamuri maqedonas në majen e Korabit, vendoset flamuri shqiptar (Video)
Alpinisti shqiptar nga Peshkopeja Izet Shulku dhe shoqëria e tij kanë hequr këtë fundjavë flamurin maqedonas nga maja e Korabit të Madh dhe kanë ngritur atë shqiptar.
“Korbai është në Shqipëri dhe nuk ka vend për flamurin maqedonas”, ka shkruar Shulku në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar videon.
Në majën e Korabit, i cili i përket Parkut Kombëtar të Mavrovës, ka një tabelë informative me një afishe të shkruar në gjuhën maqedonase me lartësinë në majë – 2764 metra dhe se vargmalet e Korabit janë në dy shtete, Maqedoni dhe Shqipëri. Por Shulku e grisi edhe mbishkrimin duke e hedhur përdhe.