Hiqen kufizimet ndaj COVID-19, Italia pret turistët
Turistët janë kthyer në Itali që nga heqja e shumë kufizimeve ndaj koronavirusit dhe rihapjes e kufijve.
Por, ende shumë hotele në Romë mbeten ende të mbyllura dhe qytetet e famshme të artit të Italisë po përballen me një rënie të prenotimeve me mbi 50 për qind.
Kjo është sipas Giuseppe Roscioli, nënkryetar i Federalberghi, shoqata e hoteleve të Italisë, ka një perspektivë më të mirë për destinacionet turistike të Italisë, gjatë periudhës së dimrit, shtoi ai.
“Për sa i përket sektorit të skijimit, nëse gjërat shkojnë siç duhet, pa kufizime dhe me një trend të mirë rezervimesh, hotelet janë pothuajse të gjitha të hapura”.
Turistët që po vizitojnë janë kryesisht nga Spanja, Gjermania, Austria, Anglia dhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara.
Por turistët nga Rusia dhe Kina, të cilët përbëjnë një rrjedhë të rëndësishme të të ardhurave për sektorin e turizmit, janë ende të ulët në numër.
“Kjo për shkak se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk i ka njohur vaksinat, kështu që nëse turistët duan të udhëtojnë në Itali, ata duhet të karantinohen si kur të mbërrijnë në vendin tonë ashtu edhe kur të kthehen në shtëpi,” shpjegoi Roscioli.