Hipokrizi?! Pasi shpërtheu skandali me Iliçin, Nuhiu distancohet nga lista e propozuar për faljen e të burgosurve
Zëvnedësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se nuk pajtohet me listën që Ministria e Drejtësisë ka propozuar deri tek Presidenca për për falje të të burgosurve, përcjell TV21. Nuhiu thotë se propozimet vijnë nga drejtoritë e burgjeve.
“Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Nuhiu.
Një pjesë e opinionit e konsideron si hipokrizi këtë reagim të Nuhiut dhe parashtron pyetjen nëse ai do reagonte fare po të mos zbulohej skandali nga mediumet.