Maqedoni

Hidhen dy shishe me benzinë në shtëpinë e mërgimtarit nga Haraçina

Mbrëmë në ora 02:29 pas mesnate, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Haraçinë, Shkup, në të cilën nuk ka banuar dhe pronarët e së cilës janë jashtë vendit, janë hedhur dy shishe me lëndë djegëse.

Nnjëra prej tyre ka eksploduar, duke shkaktuar zjarr, transmeton Lideri.mk.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një i afërm i pronarëve, i cili ka raportuar ngjarjen. Është kryer kontroll dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia./Lideri.mk