Heshtni ju atdhetarë të vërtetë!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Heshtni dhe vetëm vështroni në këtë kohë të pakohë ju atdhetarë të vërtetë. Tani nuk është koha juaj që ju të tregoni atdhetarizëm. Tani është një kohë tjetër kur patriotizëm tregojnë ata që kur ju treguat patriotizmin tuaj ishin futur në vrimë të miut. Tani ju e di se habiteni dhe çuditeni me vetveten se nga dolën tani këta ca “patriota” dhe shesin patrotizëm. Unë e di se pas shiut mbinë këpurdha, por e di edhe këtë se pas luftës dalin shumë “heronj”. E ju atdhetarë të vërtetë mos u brengosni aspak, sepse kjo tokë i dinë se kush kanë qenë atdhetar i vërtetë.
Kjo tokë e din se kush ia fali gjakun,gjymtyrët dhe jetën kësaj toke. Kjo tokë e dinë se kush e ujiti me gjak këtë tokë për të e ruajtur atdheun dhe për të sjellur lirinë. Ju ishit ata/ ato që kur iu thirri kushtrimi i lirisë iu përgjigjët menjëherë. Ju luftuat në shumë beteja ballëpërballë me ata që ua kishin marrë lirinë. Ju ishit dhe mbetët patriota të kombit dhe të atdheut. Pra, ju jeni atdhetarë të vërtetë. Tani këta që kanë dalur nga vrima dhe shesin atdhetarizëm i dimë se kush janë.Këta nuk janë të paktë. E dini kush janë?!… Këta janë ata/ ato që shkelën dhe po shkelin mbi idealin tuaj. Këta janë ca karierista të përbetuar.
Janë të tillë që për një post shesin gjithëçka. Shesin edhe gjakun tuaj. Këta janë ca “ patriota” koruptues dhe asgjë më tepër. Janë shpirprishur e shprtshitur. Këta një ditë do të i dënojë Zoti në këtë botë e mos të flasim për në botën tjetër. Këta janë ca maskarenj dhe hajdutë të pangopur. Këta janë mbeturinat e kombit dhe të atdheut. Këta njohin vetëm hajninë dhe asgjë më tepër. E ju atdhetarë të vërtetë heshtni dhe vetëm vështroni. Ju aspak mos u brengosni, sepse ju patriotizmin tuaj e keni treguar kur është dashur të tregohet.
Heshtni! Ngriteni kokën lart! E di se ju më tepër brengoseni më shumë nga disa “komandanta” që ua shitën idealin pas luftës duke vrapuar pas posteve të pushtetit. Mu këta disa “komandanta” të podrumeve ua dhanë mundsinë këtyre” patriotave “ që dolën nga vrima e miut pasi përfundoi lufta. Këtë e bërën këtë që të i afrojnë ca hajna pranë tyre. Iu dhanë pushtet për të vjedhur për vete dhe për këta ca “ komandanta “ të podrumave. Pra, ju patriota të vërtetë ngriteni kokën lartë , sepse ju jeni ata/ ato i qendruat besnik idealit tuaj për të cilin luftuat.