Hekurudha me iniciativë për linja çdo dy orë nga Shkupi në Tetovë, Kumanovë dhe Veles
Hekurudhat e RMV-Transport ngritën iniciativë për futjen e trenave për udhëtar në linjat Shkup-Tetovë, Shkup-Kumanovë dhe Shkup-Veles çdo dy orë gjatë ditës. Kjo iniciativë iu dorëzua Qeverisë së RMV-së në fillim të vitit, ndërsa propozimi i udhëheqësisë së Hekurudhave është që të prokurojë minimumi 10 trena të rinj, 6 motorë me dizel dhe 4 automjete elektrike për të lidhur Shkupin me qytetet përreth, transmeton Portalb.mk.
“Propozimi ynë është të shqyrtojmë mundësinë e sigurimit të fondeve përmes një kredie nga institucionet financiare ndërkombëtare ose përdorimin e fondeve përmes Instrumentit për ndihmën e para-qasëse IPA III, për periudhën 2021-2027,” Dritarja 3: Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme”. Procedura e prokurimit, nga shpallja e tenderit deri në futjen e automjeteve në trafik, zgjat rreth 2-3 vjet”, informuan për Meta.mk nga Hekurudhat e RMV-Transport.
Në iniciativën e publikuar të Hekurudhave të RMV-Transport thuhet se trenat nga Shkupi për në Tetovë, Kumanovë dhe Veles do të niseshin çdo ditë në orën 7, 9, 11, 13, 15, 17, 19 dhe 22, gjegjësisht nga Tetova, Kumanova dhe Velesi do të niseshin në orët 6, 8, 10, 12, 14, 16, 18, 20 dhe 21 ose me ndonjë orar të ngjashëm, i cili do t’u siguronte pasagjerëve transportin hekurudhor në çdo pjesë të ditës.
“Flota hekurudhorë sot është në gjendje të keqe, kurse në anën tjetër, zakoni i qytetarëve të RMV, përkatësisht tradita e udhëtimit me tren është gjithnjë e më pak e pranishme përkundër shumë përfitimeve të ofruara nga trafiku hekurudhorë. Prandaj, qëllimi i kësaj Iniciative është fillimi i këtij projekti pilot, i cili ka një qëllim afatmesëm – vitalizimin e trafikut hekurudhor të udhëtarëve në të gjithë vendin, gjegjësisht fillimin e periudhe për përmirësimin e situatës me shërbimet udhëtuese hekurudhore”, thuhet në nismën e ndërmarrjes hekurudhore drejtuar pushtetit ekzekutiv.
Në iniciativë thuhet se trenët rinj që do të futen midis Shkupit dhe qyteteve përreth do të zvogëlojnë numrin e automjeteve – makinave dhe autobusëve në kryeqytet, gjë që do të zvogëlojë mbingarkesën në rrugë, ndotjen dhe kohën e udhëtimit nëpër Shkup. Nga hekurudhat në iniciativë shpjegojnë se çmimi i biletave ndërmjet Shkupit dhe qyteteve përreth Veles, Kumanovë dhe Tetovë është më i ulët në transportin hekurudhor krahasuar me transportin me autobus.
Nga kjo ndërmarrje theksojnë se bileta kthyese për në Tetovë me tren kushton 192 denarë, ndërsa me autobus 240 deri në 300 denarë. Nëse udhëtari ka biletë mujore për punëtorët në të njëjtën itinerar, udhëtimi me tren për në Tetovë do të kushtonte 113 denarë, ndërsa me biletë mujore për studentët udhëtimi kthyes midis Shkupit dhe Tetovës kushton 96 denarë.
Nga hekurudhat e RMV-Transport për “Meta.mk” thonë se një garniturë pasagjerësh me dy pjesë me një motor do të kushtonte rreth 2 milion euro, kurse shuma totale që do të nevojitej për futjen e një transport të tillë të udhëtarëve do të ishte rreth 20 milion euro. Përveç kësaj, ata kërkojnë uljen e tarifës për përdorimin e infrastrukturës hekurudhore që i paguhet Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore, për shkak të nevojës për reklamim dhe prezantim të trenave të rinj të udhëtarëve te qytetarët.
Në këtë iniciativë thuhet se fondet do të nevojiten për krijimin dhe mirëmbajtjen teknike të investimeve të të gjitha stacioneve hekurudhore dhe ndalesave në hekurudhat Shkup-Veles, Shkup-Tetovë dhe Shkup-Kumanovë.
Trenat e ardhshëm modernë që plotësojnë normat dhe standardet ekologjike pas futjes në qytetet përreth Shkupit, në të ardhmen mund të shtrihen në relacionin Gostivar, për çka nëse projekti pilot rezulton i suksesshëm, do të futej transport hekurudhor i rregullt, i sigurt dhe i lirë në i gjithë hekurudha nga Shkupi në Kërçovë.
Përndryshe, viti 2021 në Bashkimin Evropian është shpallur viti i trafikut hekurudhor, kurse arsyeja kryesore për këtë lëvizje të liderëve evropianë është fakti se trenat janë mjeti më ekologjik i transportit masiv të udhëtarëve. Sipas Komisionit Evropian, hekurudha ka pjesën më të ulët në emetimin e gazrave serë në atmosferë, të cilat janë arsyeja kryesore për rritjen e temperaturës mesatare të globit. Për shkak se është transporti më i gjelbër së bashku me biçikletat, BE punon shumë për ta bërë hekurudhën një mundësi transporti për evropianët.