Hekuran Mustafai, tetovari me zemër të madhe i cili po i shpëton njerëzit nga rrënojat në Turqi
Ekipet twtovare Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, para du ditëve janë kthyer nga Turqia në Tetovë.
Në emër të qytetarëve, Komuna e Tetovës ka falënderuar për kontributin e dhënë në shpëtimin e banorëve të prekur nga tërmeti.
“Njësiti ynë u angazhua në maksimum për të ndihmuar popullin turk me të gjitha kapacitetet e saja. Pak në numër por me zemër të madhe, NJTKZ ka bërë krenar çdo qytetar të vendit me veprat e tyre. NJTKZ do jetë çdoherë pranë të gjithë atyre që do kenë nevojë, pasi ky është misioni i tyre. Urojmë që fatkeqësitë e tilla të mos përsëriten asnjëherë!” – thuhet në një njoftim të Komunës së Tetovës postuar në profilin zyrtar në Facebook.
Ndërkohë mediumet raportojnë se në Turqi vazhdojnë të qëndrojnë vullnet të shumtë që ende ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. Në mesin e tyre është edhe Hekuran Mustafai, i cilësuar si njeri me zemër të madhe dhe hero i cili po i shpëton njerëzit nga rrënojat.