Hatme me vogëlushet në Kumanovë për hir të Ramazanit, flet një ndër organizatoret Fatime Veseli-Rrustemi
Intervistoi: Nehat Jahiu
Ju lutem, a mund të prezentoheni dhe njëkohësisht të prezentoni projektin e sotëm?
Unë jam Fatime Rrustemi-Veseli, prind i tre vajzave, dy prej të cilave janë edhe të inkuadruara në këtë program të sotëm. Përndryshe, më ka ra në përgjegjësi një pjesë bukur e madhe e këtij organizimi nga Shoqata “VELI ARIF”, pasiqë fatkeqësisht përgjegjësi kryesor i shoqatës, hafiz Bajram ef. Ajeti, është i sëmurë, dhe ai la përgjegjësinë e këtij organizimi te hafize Shefije Nuhiu dhe kjo e fundit një pjesë organizative – në mirëbesim – e la në dorën time dhe nënave te vajzave që kanë bërë hatme.
Më konkretisht, sonte kemi përfundimin e leximit të Kur’anit Fisnik, pra bëhet “hatmeja e Kur’anit” nga tetë 8 nxënëse që kanë vijuar mësimet te hafize Shefije Mamuti dhe Medina Musliu në kuadër të shoqatës Veli Arif.
Shkurtimisht, më lejoni të prezantojë kalimthi shoqatën apo Shkollën e Kur’anit që nxjerrë vazhdimisht nxënës në leximin e Kur’anit Fisnik…
Shoqata VELI ARIF është themeluar nga Hafiz Bajram ef. Ajeti, imam kryesor në xhaminë e epërme të Likovës, i cili, themeloi shoqatën ne vitin 2010 me qëllim për të shpëndarë dhe mësuar bukur-leximin e Kur’anit në trevat e Komunës së Likovës dhe Qytetin e Kumanovës, duke angazhuar si Mësuese apo Mualime edhe nxënëset që kishte nxjerrë vetë ai dhe babai i tij i ndjerë hafiz Refik ef. Ajeti; që për hir të së vërtetës, bashkërisht babë dhe bir kanë edukuar 44 hafiz dhe hafize në Komunë të Likovës.
Vlen të theksohet se edhe kjo gjeneratë e këtyre tetë nxënësve është një përcjellje zinxhirore pasi që hafize Shefije Mamuti është nxënëse edhe e hafiz Bajramit dhe hafiz Refik Ajetit.
Edhepse në mungesë të hafiz Bajrmait, kryesia e shoqatës në bashkëpunim me prindërit, vendosëm ta bëjmë kremtimin e “hatmes” pasi që përmbyllja përkonte edhe me Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Si erdhët deri te ky organizim dhe kjo formë organizuese?
Sonte më shumë jemi përqendruar në dy aspekte:
1. Në ofrimin e një iftari për familjarë, personalitete dhe kategori të caktuara shoqërore
2. Të mbajmë këtë tubim apo manifestim ekzkluzivisht për gjininë femërore
Viteve të kaluara, hafiz Bajrami dhe drejtuesit e shoqatës, veç manifestimeve të «hatmeve», organizonin edhe iftare për dy gjinitë. Kurse këtë vit, për arsye rrethanore objektive, u përqendruam në këtë formë organizuese.
Cilat janë qëllimet e shoqatës Veli Arif?
Qëllimi kryesor i kësaj shoqate bazohet në imperativën hyjnore që përkon me fjalën e parë që i zbriti Profetit Muhamed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, pra në fjalën «Ikre», «Lexo!».
Kjo shoqatë ka për qëllim tu mësojë fëmijëve të kësaj treve bukur-leximin e Kur’anit të Madhëruar dhe natyrisht duke iu mësuar edhe moralin e mirë, edukatë të pastër duke përgatitur gjeneratë më të ndritur për vendin tonë të dashur.
Cilat janë sfidat e shoqatës dhe a janë mësimet me pagesë?
Sfidat e shoqatës janë të ngjashme me ato që përballet çdo shoqatë jofitimprurëse; në sfidat e para qëndrojnë sfidat financiare dhe materiale, megjithëkëtë, kjo shoqatë ka mundësi të mira veprimi dhe ka mirëkuptim dhe ndihmë nga popullata e kësaj treve dhe më gjerë.
Mësimet për fëmijët janë pa pagesë, mjafton ato të vijnë e të mësojnë nën kupolën e kësaj vatre fisnike.
A keni ndonjë thirrje apo diçka për të shtuar?
Po, dua fillimisht tu shprehi një mirënjohje publike hafizit të ndjerë Refik ef. Ajetit dhe gjithashtu hafiz Barjam ef. Ajetit dhe djalit të tij hafiz Muhamed ef. Ajetit që përcollën dhe po përcjellin familjarisht në mënyrë zinxhirore fjalën e Zotit Fuqiplotë te gjeneratat e kësaj treve.
Në të njëjtën vijë mirënjohje hynë edhe hafizet apo Mualimet Shefije Nuhiu dhe Medina Musliu, të cilat në mënyrë të palodhshme përgatitën këtë gjeneratë që kulmoi sonte.
Më lejoni që në emër të shoqatës të bëjë disa falënderime:
– Falenderoj shoqatën në emër të prindërve dhe u shprehim mirënjohje publike për punën e bërë me këtë gjeneratë, me gjeneratat e kaluara si dhe ato gjenerata që do vijnë…
– Një falenderim edhe për donatorët që mundësuan një pjesë të këtij organizimi si dhe Restorantin Demi Eskluziv bashkë me pronarin Muharrem Xhemaili që na mundësoi këtë tubim
– Falënderojë në emër të shoqatës edhe familjet dhe personalitetet që ishin prezentë
– Dhe një falenderim të veçantë juve si gazetare bashkë me kanalin tuaj televiziv që erdhët dhe na nderuat.
A ngelet diçka për tu thënë ose për të shtuar?
Jo, vetëm se në emër të shoqatës dhe të prindërve, t’ju uroj një muaj të begatshëm të Ramazanit e me lutje të pranuara!
Ju faleminderit!/Lideri.mk