BallinaMaqedoni

Hatixhe Topalli shpallet mësuesja më e mirë shqiptare në Maqedoni

Hatixhe Topalli nga shkolla fillore “Petar Zdravkovski-Penko”-Shkup është zgjedhur mësuesja më e mirë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Dekoratat për mësuesit dhe arsimtarët më të mirë janë ndarë nga ministrja e arsimit, Vesna Janevska, shkruan portali Lideri.mk.

Mësimdhënësit do të marrin pagat e merituara më të larta, do të kenë mundësi më të mëdha për zhvillim të karrierës dhe përmirësimi i kushteve në të cilat punojnë është ndër prioritetet e kësaj Qeverie. Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në ndarjen e çmimeve të arsimtarëve më të mirë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në vitin paraprak shkollor, organizuar nga Sindikata e Edukatorëve.

Duke i uruar të dekoruarit, Janevska tha se mësuesit, arsimtarët, profesorët janë ata të cilëve u besojmë të dashurit tanë që t’i mësojnë të jenë të mirë, të ndershëm dhe punëtorë, t’i hapin dyert e dijes dhe shkencës dhe t’i përgatisin për koha çfarë po vjen Ministri theksoi se kjo Qeveri ka pritshmëri të mëdha nga stafi mësimdhënës, por edhe do t’ua shpërblejë punën e tyre.

“Më lejoni t’ju kujtoj se nxënësit tanë në PISA dhe teste të tjera ndërkombëtare nuk po arrijnë rezultatet që duam dhe ne duhet ta rregullojmë këtë. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë ndryshime thelbësore – po zgjasim qëndrimin e nxënësve në shkollë, po ndryshojmë kurrikulat dhe në qendër të këtyre aktiviteteve janë mësuesit. Për të edukuar kuadro që nesër do ta bartin zhvillimin e këtij vendi, mësimdhënësit duhet të jenë profesionistë dhe të paguar”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, shkruan Lideri.mk, përcaktojnë dinamikën sipas së cilës mësimdhënësit ndjekin trajnimet e akredituara dhe do të vazhdojnë zhvillimin e tyre personal profesional. Duke folur për pagat, ministrja Janevska pohoi se nuk do të harrohet premtimi për paga më të larta për stafin mësimdhënës. Ajo informoi se për vitin e ardhshëm është planifikuar buxhet më i madh për arsimin dhe shkencën, mbi 40 miliardë denarë, i cili përfshin të ardhura më të larta personale për mësimdhënësit dhe rritje të investimeve kapitale.

Mirënjohje në arsimin parashkollor mori Roza Kosteska nga kopshti “Jasna Risteska” në Ohër dhe Tatjana Mihajlovska nga kopshti “Rade Jovçevski – Korçagin” në Shkup. Mësimdhënësit më të mirë të klasës janë Stançe Shterjovska nga Shkolla fillore “Krste Misirkov” në Kumanovë dhe Violeta Petkovska nga SHF “Koço Racin” në Ohër. Në mësimdhënien lëndore, mirënjohje mori mësuesja e edukatës muzikore Ana Cuneva nga shkolla “Boro Xhoni” nga Strumica dhe mësuesja e biologjisë Olgica Bajaldzieva nga shkolla “Petar Pop Arsov” në Shkup. Mësuesja më e mirë në arsimin e mesëm është Natasha Bozhinovska nga shkolla e mesme “Mihajlo Pupin” në Shkup dhe Valentina Karanfiloviq nga shkolla “Goce Dellçev” në Kumanovë./Lideri