Maqedoni

Hasani: Të mos arnojmë ndërtesat e vjetra! Përveç Qendrës së re Klinike, duhet të ndërtohen edhe 4 qendra

Ilir Hasani nga Fronti Europian në Daily Click në TV21 tha se si plan për sistem shëndetësorë më efikas e mendojnë që pas ndërtimit të Qendrës së re Klinike në Shkup, të ndërtohen edhe 4 qendra të tjera nëpër vende tjera në Maqedoninë e Veriut.

“Decentralizimi është mandator dhe projekti i jonë i decentralizimit është në themelimin e një Qendre, një celule serioze, siç është Qendra Klinike Universitare, e cila planifikohet të ndërtohet dhe ndërtimin e katër qelizave të tjera të distribuara në periferi të Maqedonisë, por të gjitha ata të planifikohen të bëhen të reja dhe të mos mundohemi t’i arnojmë institucionet ose ndërtesat e vjetra”, theksoi Hasani.