Maqedoni

Hasani: Taravari në Kuvend dorëzoi ligj vetëm në gjuhën maqedonase! Nuk latë ditë pa i poshtëruar shqiptarët

Deputetët e Frontit Evropian, janë ankuar sot në Kuvend se Qeveria nuk po e respekton dygjuhësinë.
Deputeti Ilir Hasani, ka deklaruar sot se ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.

“Nuk latë ditë pa mos i poshtëruar shqiptarët, e sot me një ligj, dy herë. Një herë me mos-respektimin e gjuhës shqipe, e dyta me largimin e drejtorëve shqiptarë organizativ”, ka deklaruar Hasani.