Hasani: Nuk do të ketë orë policore për Pashkë dhe Bajram
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka njoftuar për lehtësimin e masave anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, të cilat, Shtabi i Krizës ia ka propozuar sot Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ka njoftuar, se përveç se ora policore propozohet të fillojë në orën 21:00 dhe kafenetë të punojnë në veranda, gjithashtu është propozuar që për festat e mëdha ortodkse dhe myslimane, Pashkët dhe Bajrami nuk do të vlejë fare ora policore.
“Për Pashkë dhe Bajram nuk do të ketë fare ndalesë të lëvizjes”, tha Hasani, transmeton TV21.